Në Vlorë bëhet plazh edhe në vjeshtë, më shumë e preferojnë të moshuarit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Plazhi në Vlorë vazhdon edhe në muajin shtator, i cili parapëlqehet më shumë nga mosha e tretë.

Pushues nga Maqedonia dhe Ukraina shprehen se në këtë periudhë koha është e mirë dhe nuk ka shumë njerëz në plazh.

Tani në shtator koha është e mirë dhe nuk ka shumë njerëz në plazh”, shprehet Liljana, pushues nga Maqedonia e Veriut.

“Kam ardhur këtu që në qershor. Edhe  shtatorin do ta kaloj në Vlorë”, shprehet një tjetër.

Turistë nga Maqedonia e veriut apo Ukraina  që i gjen këto ditë në bregdetin e Vlorës, sipas operatorëve turistike, nuk do të jenë të fundit.

Për  menaxherët e hoteleve, risi këtë vit është ardhja në numër të konsiderueshëm i turistëve grekë gjatë këtij sezoni, ndryshe nga vite e tjera./t.ch

Share This Article