Në xhamitë e Kosovës zhvillohet aksion për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton se ditën e premte (më 29 nëntor), në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë, organizon aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për ndihmë të prekurve nga tërmeti i ditës së sotme në Shqipëri.


Kryesia e BIK-ut, fton të gjithë besimtarët dhe qytetarët e vendit që të gjejnë forcë e kurajë që të solidarizohen dhe t’u dalin në ndihmë vëllezërve dhe motrave tona për të përballuar dëmet dhe për ta tejkaluar gjendjen nga tërmeti i sotëm.

Po ashtu, edhe hytbeja e xhumasë, do t’i kushtohet solidaritet dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit në raste vështirësish dhe fatkeqësish.

Share This Article