Negociatat BE-Shqipëri, Amendola: Ka ardhur koha për zgjerim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në kuadër të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Evropës, Enzo Amendola, ministri italian i Çështjeve për Evropën, u shpreh për gazetarët se midis tri temave të rëndësishme për t’u diskutuar, ishte edhe ajo e hapjes së negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në funksion të procesit të zgjerimit të bllokut.

“Për sa i përket hapjes së negociatave për zgjerim, unë konfirmova mbështetjen e plotë të Italisë për hapjen e këtyre negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mendoj se ka ardhur koha. Ky është një rekomandim për Komisionin, që vjen si rezultat i shumë viteve punë. Sigurisht, hapja e negociatave nuk do të thotë zgjerim i menjëhershëm, por i jep mundësinë Evropës të forcohet në territorin  e saj juglindor, një territor që është pjesë e kontinentit tonë, që duhet të ketë integrim të gjerë. Tani për tani, nuk ka unanimitet mbi këtë temë. Unë shpresoj që të jetë një element mbi të cilin të arrihet një konsensus më i gjerë, megjithatë qëndrimi ynë është bërë i qartë edhe nga vizita në Tiranë e kryeministrit Conte dhe është një mbështetje absolutisht e madhe”, tha ai për gazetarët./ATSH/

Share This Article