Negociatat me BE-në, komisioneri për Zgjerim viziton Tiranën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Oliver Varhelyi, komisioneri Evropian për Zgjerimin do të vizitojë me 15 dhe 16 janar Shkupin dhe Tiranën, në misionin e tij të parë zyrtar në Ballkanin Perëndimor që nga fillimi i mandatit të tij.

Ai do të kryej disa takime me zyrtarë të lartë të politikës shqiptare më 16 shkurt, pas vizitës që do të mbajë një ditë më parë në Maqedoninë e Veriut.

Në Tiranë ai do të takohet me presidentin Meta, kryeministrin Rama dhe kreun e PD-së Basha.

Oliver Varhelyi është një nga mbështetësit e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave.

Pak kohë më parë ai deklaroi se ka pasur diskutime  “të hapura, konstruktive dhe inkurajuese”me Francën dhe Holandën për zgjerimin e ardhshëm të BE me Ballkanin Perëndimor.

Ai është shprehur se në pranverë duhet të punohet për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Share This Article