Negociatat me BE-në, Mazi kërkon ndihmën e Italisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria kërkoi ndihmën e Italisë që Konferenca e Parë Ndërqeveritare për negociatat të zhvillohet brenda presidencës gjermane.

Kryenegociatori i Shqipërisë Zef Mazi, zhvilloi një videokonferencë me zëvendës sekretarin e jashtëm të Italisë, Ivan Skalfaroto.

”Po përpiqemi të arrijmë standardet e kërkuara në sistemin tonë politik, në ekonomi, në drejtësi, në luftën kundër korrupsionit, drogës dhe krimit të organizuar. Është një proces i gjatë dhe shpresojmë që BE ta kuptojë këtë. Është mjaft e rëndësishme që institucionet europiane të mos lejojnë më një boshllëk te popujt e Ballkanit Perëndimor”, tha Mazi.

Skalfaroto tha se Italia është një mbështeteëse e patundur e procesit të zgjerimit të BE në Balkkanin Perëndimor, e në veçanti me Shqipërinë.

Share This Article