Ndër reformat të ndërmarra për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE brenda vitit 2027 pritet të jetë edhe sektori i prokurimeve publike .
Në planin Kombëtar tashmë të publikuar për konsultim publik kërkohet adresimi i ligjit për prokurimet në fushën e sigurisë dhe mbrotjes ku duhet të rishikohen kufijtë monetare dhe procedura për realizimin e tyre.
Kjo masë sipas duhet të jetë e implementuar në vitin 2026.
Një tjetër pikë është dhe rishikimi brenda vitit të ardhshëm për ligjin mbi projektet koncesionet dhe partneritetin publik privat.
Dokumenti parshikon ndryshime në administraten publike, ne lidhje me rekrutimin, ngritjen në detyrë dhe largimin duke u mbështetur te meritat dhe transparenca.
Në fushën e drejtësisë është edhe analiza e kuadrit ligjor për sistemin e sponsorizimeve private për Policinë e Shtetit.
Në bazë të gjetjeve te saj nëse raportohen si burim korrupsioni duhet të merren masa për ta ndaluar përfundimisht pranimin e tyre.
Dokumenti thekson se Shqipëria duhet të krijojë një sistem kombëtar të paralajmërim të hershëm për zbulimin e substancave të reja psikoaktive.
Plani Kombëtar për Integrimin Evropian përmban listën e masave ligjore dhe të politikave, të masave institucionale si dhe investimeve që do të zbatohen nga ministritë dhe institucionet e tjera, deri në vitin 2027.