Rusia është e gatshme për dialog me Ukrainën për të gjitha çështjet, por procesi duhet të bazohet në respekt të ndërsjellë.
Këtë e konfirmon Dmitry Medvedev, zëvendës president i Këshillit të Sigurisë, Iicili shtoi se në negociatat për paqe duhet të merren parasysh sovraniteti dhe shqetësimet ruse dhe si të kërkohen garanci për një siguri të pacenueshme.
“Vendi ynë nuk është përjashtuar kurrë nga kontaktet ndërkombëtare. Jemi të gatshëm të bisedojmë”, nënvizoi Medvedev në një intervistë për median Al Jazeera.
Ndërkohë, ministria e jashtme e Rusisë thirri krerët e mediave amerikane në Moskë në një takim, për t’i njohur ata me masat e ashpra që do të aplikohen kundër tyre.
Lajmi e bëri të ditur zëdhënësja, Maria Zakharova, që shtoi se kjo është një kundërpërgjigje për një vendim të ngjashëm të marrë nga qeveria e SHBA-ve kundër mediave ruse.