Negociatat për Shqipërinë, PE voton të enjten Rezolutën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Parlamenti Europian do të votojë të enjten lidhur me vendimin e Këshillit Europian për shtyrjen  e vendimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në rezolutën që pritet të votohet të enjten thuhet se, Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave për këto dy vende dhe se bllokimi i këtij procesi do të sjellë destabilitet në të gjithë rajonin.

Rezoluta përmend reformat që kanë ndërmarrë të dy vendet, si reforma në drejtësi në Shqipëri dhe marrëveshja e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Duhet pasur parasysh përparimi në reformën gjyqësore në Shqipëri, e cila përcakton kushtet për të përmirësuar pavarësinë, përgjegjshmërinë, profesionalizmin dhe efikasitetin e institucionet gjyqësore të vendit dhe rrisin besimin e njerëzve në organet gjyqësore”, theksohet në Rezolutë.

“Marrëveshja e Prespës e 17 qershorit 2018 për zgjidhjen e dallimeve dhe krijimin e një partneriteti strategjik midis ish Republikës Jugosllave të Maqedonia dhe Greqia është një marrëveshje historike që përfaqëson një model për stabilitetin dhe pajtimi në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili ka përmirësuar frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal dhe duhet t’i hapë rrugën për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në Rezolutë.

Share This Article