ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros 4 hours ago
Financial Times zbardh planin: Ja si do e drejtojë Tony Blair Gazën! 4 hours ago
Vetëm 10 italianë nga 61 nxënës në një shkollë fillore, plasin polemikat në Itali 4 hours ago
Zbulohen maskotat e Botërorit 2026 5 hours ago
Shqipëria, mes 10 vendeve që po përjetojnë tkurrje më të madhe të popullsisë në botë. Kosova, e para 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Negociatat, Rama: Do vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë që do të bënim në rast se vendimi do ishte pozitiv

albnews by albnews
25 November, 2019
in Albania
0
Rama takon Merkelin në Gjermani për negociatat, i kënaqur nga vlerësimet pozitive
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se refuzimi për çeljen e negociatave ishte rezultat i një konflikti të brendshëm në Këshillin Europian që lidhet me qëndrimet divergjente mes Francës dhe Gjermanisë.

Duke folur në prezantimin e Paketës Speciale AntiKÇK, Rama u shpreh se, “ne i bëmë të gjitha përpjekjet me angazhimin më të madh dhe me një mundim të posaçëm për të komunikuar dhe për të balancuar të gjithë efektin e baltës të hedhur ndërkombëtarisht në vendin tone, duke filluar nga një vend që është kyç në procesin e negociatave dhe në vendimmarrjen në Këshillin Europian që është Gjermania, ku për hir të së vërtetës, marrëdhëniet ndërpartiake dhe mundësia e komunikimit të drejtpërdrejtë përmes marrëdhënieve ndërpartiake na kishin  kishin krijuar një barrierë domethënëse në raport me partitë ose më saktë me partinë kristiandemokrate që është partia kryesore e koalicionit”.

RelatedPosts

Shqipëria, mes 10 vendeve që po përjetojnë tkurrje më të madhe të popullsisë në botë. Kosova, e para

EMRAT/ Vrasja e Klevis Lleshit, dy në pranga e dy në kërkim, Sky ECC çoi SPAK tek autorët

Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve

“Besoj që fakti që Gjermania konkludoi në një Po të Bundestagut është një provë që përpjekjet tona rezultuan të suksesshme dhe nga ana tjetër duke u përqendruar tek ajo Po, them se na është dhënë mundësia që në mungesë të vendimit  për çeljen e negociatave të kemi një udhërrëfyes për të ecur përpara në procesin që vazhdon. Në procesin e integrimit europian dhe në rrugën drejt çeljes së negociatave”, tha Rama.

Por nga ana tjetër, shtoi Kryeministri Rama, “është e qartë se ajo që ndodhi, s’mund të mos e trondiste opinionin publik dhe të mos krijonte një ndjesi dëshpërimi dhe zemërimi, të ndarë, një pjesë ndaj qeverisë dhe shumicës tonë qeverisëse dhe një pjesë ndaj faktorëve të tjerë brenda ose jashtë”.

“Ka shumë versione për këtë. Unë mendoj se si dëshmitar i të gjithë procesit  mund të dëshmoj pa ngurrim versionin tim që refuzimi ishte rezultat i një konflikti të brendshëm në Këshillin Europian që lidhet me qëndrimet divergjente mes Francës dhe Gjermanisë dhe mes Francës dhe një grupi të vogël shtetesh dhe një pjese tjetër, për mënyrën sesi duhet të reformohet BE”, tha Rama.

Aq e vërtetë është kjo, nënvizoi ai, “sa përpara pak ditësh në Paris janë thirrur 4 ambasadorë, ambasadorët e Shqipërisë Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi. Shqipëria dhe MV presin të çelin negociatat dhe Mali i Zi dhe Serbia që janë në procesin e negociatave. Dhe janë thirrur për të çelur një dialog lidhur me qëndrimin e Francës në raport me procesin e zgjerimit dhe me mënyrën sesi sipas Francës duhet të rikonfigurohet i tërë procesi. Që do të thotë se pavarësisht asaj që kemi bërë, pavarësisht nëse ne e meritonim apo jo çeljen e negociatave, pavarësisht asaj që bëri MV, që ka 14 vjet që pret çeljen e negociatave, vendimmarrja ishte frut i nevojave të brendshme në BE që ka prodhuar një divergjencë në Këshillin Europian. Ne e kemi humbur këtë tren të vitit 2019 në funksion të kësaj divergjence”.

“Ajo që mbetet për t’u theksuar është  se pavarësisht vendimit, Shqipëria nuk ka asnjë rrugë tjetër. Do vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë që do të bënim në rast se vendimi do ishte pozitiv. Në fund të ditës e kemi shprehur qartësisht që në programin tonë të parë qeverisës dhe e kemi shprehur në vazhdimësi. Për ne procesi i integrimit nuk është proces që e bëjmë se na e kërkojnë të tjerët apo se duhet të arrijmë në një stacion, por e bëjmë se është në interes të vendit tonë, të gjeneratave të tjera. Pasi është proces që na jep mjetet e nevojshme dhe importon nga BE dijen e nevojshme për të modernizuar shtetin”, u shpreh Kryeministri Rama./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

26 September, 2025
Financial Times zbardh planin: Ja si do e drejtojë Tony Blair Gazën!

Financial Times zbardh planin: Ja si do e drejtojë Tony Blair Gazën!

26 September, 2025
Vetëm 10 italianë nga 61 nxënës në një shkollë fillore, plasin polemikat në Itali

Vetëm 10 italianë nga 61 nxënës në një shkollë fillore, plasin polemikat në Itali

26 September, 2025
Zbulohen maskotat e Botërorit 2026

Zbulohen maskotat e Botërorit 2026

26 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result