Nën akuzë për shpërdorim detyre, kalon për gjykim dosja e kryetarit të bashkisë Tropojë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberaj, do të përballet me Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi është marrë i pandehur dhe çështja e tij ka kaluar për gjykim.Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Byberaj dyshohet se ka kryer më shumë se një herë veprime dhe mosveprime në kundërshtim me detyrën, gjatë ushtrimit të funksioneve të tij zyrtare.Hetimet lidhen me procesin e hapjes së rrugëve, ku, sipas organit të akuzës, nuk janë respektuar projektet e miratuara nga Këshilli Bashkiak.Në këtë çështje penale, kryebashkiaku dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim me nënkryetarin e bashkisë, Abedin Kërrnaja.

Share This Article