Nën presion për shkak të akuzave ndaj tezes së saj, ministrja britanike jep dorëheqjen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja britanike e Thesarit, Tulip Siddiq ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj.

Dorëheqja e saj vjen pas publikimit të  akuzave për pronat e lidhura me tezen e saj, ish-kryeministren e rrëzuar të Bangladeshit, Sheikh Hasina.

Tulip Siddiq me tezen e saj, Sheikh Hasina dhe presidentin rus Vladimir Putin në 2013. Foto: AP
Tulip Siddiq me tezen e saj, Sheikh Hasina dhe presidentin rus Vladimir Putin në 2013. Foto: AP

Siddiq ka qenë nën presion lidhur me akuzat për pronat e lidhura me tezen e saj Sheikh Hasina , e cila u rrëzua si kryeministre e Bangladeshit në gusht pas një kryengritjeje kundër udhëheqjes së saj 20-vjeçare, shkruan Sky News.

Mësohet se kryeministri britanik ka pranuar dorëheqjen e Siddiq “me trishtim”.

Share This Article