Nën sulm për ndryshimin drastik, reagon Sara Mila: Po unë jam, e tmerrshme që pesha kthehet në armë politike

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja socialiste Sara Mila ka reaguar për fotografitë që po shpërndahen në rrjetet sociale gjatë 24 orëve të fundit, të cilat tregojnë një ndryshim drastik të saj në pamje, nga viti 2025 kur garonte për deputete dhe tani në 2026, që është pjesë e Parlamentit.

“Në këto 24 orë, nuk kam parë thjesht disa postime, pashë edhe një herë sa lehtë mund të zhveshësh një grua nga dinjiteti i saj publik, duke e kthyer trupin e saj në lajm dhe luftën e saj të heshtur në tallje.

Po, unë jam në ato foto, si isha dhe si jam.

Po, kam qenë edhe shumë e lumtur për çdo kilogram të humbur këto kohë. Kjo sepse për mua nuk ka qenë thjesht estetikë, ishte shëndet, ishte forcë ishte një vendim për të mos e lënë më veten pas”, thotë deputetja, duke ju drejtuar atyre që e kanë sharë në rrjetet sociale.

Sara Mila thekson se gjithçka që ka bërë, është vetëm trajtimi i insulinës. Sipas deputetes socialiste, sapo ka mësuar se rezistenca ndaj insulinës trajtohet, ajo ka vendosur menjëherë të marrë trajtimin e nevojshëm dhe transformimi fizik është shkak i saj.

Ajo paralajmëron se po pret që ligji të marrë në dorë atë që e quan “çmenduri online” kundër grave dhe vajzave që guxojnë.

“Sot, diçka më dhemb më shumë: që një pjesë e shoqërisë tonë është ende kaq e varfër në mendje, saqë mendon sesa pesha e një gruaje është armë politike. Disa, sidomos disa burra injorantë, gjasme edhe me peshë publike, mendojnë se mund të ulin duke komentuar trupin tënd”, thotë ajo ndër të tjera.

Share This Article