Kjo është 29-vjeçarja, Kristina-Klaudia Maniataki, nëna e 7-vjeçarit, e cila akuzohet se në bashkëpunim me partnerin e saj polak vrau dhe fshehu eshtrat e fëmijës në një kuti veglash, të cilën polaku vrasës e mbante me vete për 5 vite me radhë, për të mos e zbuluar policia.
Pas arrestimit, 29-vjeçarja nga Kypseli i Athinës, ka rrëfyer në komisariat se në momentin kur i dashuri i saj i huaj po i mbyllte gojën të birit me shirit izolues, ajo luante lojëra elektronike në kompjuter.
Kur fëmija dha shpirt i dashuri i saj polak i tha: “Do ta rregulloj unë këtë gjë” dhe e bëri në mënyrën më makabre të mundshme, duke fshehur trupin e pajetë në tarracën e shtëpisë në një kasë betoni, dhe më pas vendosi eshtrat e fëmijës në kutinë e veglave të punës.
Mediet greke raportojnë se i dashuri polak i nënës 29-vjeçare ditën e krimit makabër ndërtoi një kasë prej betoni ku futi trupin e pajetë të viktimës.
Kur dyshja ndërroi shtëpi polaku vendosi eshtrat e fëmijës fatkeq në kutinë e veglave të punës, të cilën e merrte me vete kur shkonte në punë, për të mos e zbuluar policia.
Ditën e vrasjes tragjike partneri i nënës së 7-vjeçarit (Andreas është emri i vogëlushit fatkeq) e ka ndëshkuar atë duke e lënë në këmbë dhe pa ushqim për orë të tëra. Por në momentin kur fëmija reagoi duke folur, partneri mostër i mbylli gojën me shirit izolues dhe e la të qëndronte në këmbë.
Siç thotë autori, kur ai me nënën e fëmijës shkuan me vonë të shihnin fëmijën, ky i fundit nuk merrte frymë. Nëna e fëmijës ishte prezente në të gjithë skenën e vrasjes, por nuk bëri asgjë për të shpëtuar të birin.Kasa prej betoni që polaku ndërtoi për të fshehur kufomënKutia e veglave të punës ku çifti vendosi eshtat e fëmijës fatkeq