Danimarka hyri në një epokë të re pasi mbreti Frederik X mori fronin pas largimit nga froni të nënës së tij Mbretëreshës Margrethe II .
Dorëzimi i fronit u bë në një takim kabineti në Pallatin Christiansborg në kryeqytetin Kopenhagë, kur Margrethe nënshkroi një deklaratë për abdikimin e saj, duke ia transferuar zyrtarisht kurorën Frederikut, sipas Korporatës Daneze të Transmetimeve.
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen më pas shpalli publikisht pranimin e Mbretit, një traditë e vendosur që nga kushtetuta e 1849.
Mijëra njerëz u mblodhën në rrugët e Kopenhagen, pavarësisht motit të ftohtë, për të dëshmuar nga afër momentin historik.
83 vjeçarja ishte monarkja më jetëgjatë e Evropës dhe mbretëresha e fundit e familjeve mbretërore në botë. Ajo njoftoi se mandati i saj historik do të përfundonte pas 52 vitesh në një fjalim në natën e Vitit të Ri.