Nëna humb jetën bashkë me foshnjën pas lindjes në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një nënë 37-vjeçare ka humbur jetën bashkë me foshnjën e saj, pas lindjes në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Mësohet se foshnja ka humbur jetën në maternitet, ndërsa nëna është dërguar në gjendje të rëndë, më datë 5 tetor, në reanimacionin e QSUT-së për trajtim të specializuar, shkruan A2.

Sipas informacioneve nga zyra e shtypit pranë QSUT-së, nëna ka ndërruar jetë dy ditë më pas, më 7 tetor, për shkak të parametrave të përkeqësuar (bilirubina e lartë).

Share This Article