Një ngjarje tejet e çuditshme ka ndodhur një ditë më parë në Kosovë. Sipas policisë atje, një nënë raportoi për zhdukjen e tre fëmijëve të saj të mitur një ditë më parë në Prizren, ndërsa të dielën ata mësohet se janë gjetur pranë stacionit të autobusëve në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka dhënë detaje në lidhje me këtë ngjarje pasditen e së dielës.
“Të miturit janë shoqëruar në Prizren dhe në prezencë të prindit janë intervistuar. Gjendja e tyre shëndetësorë është e mirë. Por, të miturit ditën e raportimit si të zhdukur dyshohet se kanë kryer veprën penale vjedhje të automjetit dhe me atë automjet kanë shkuar në Prishtinë”, ka thënë Gashi.
Sipas Gashit, nëna ka raportuar se tre fëmijët e saj me datën 26 mars 2022 rreth orës 09:00 kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet se ku kanë mundur të shkojnë”, ka thënë Gashi.