Nëndetësja bërthamore amerikane mbërrin pranë Iranit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nëndetësja bërthamore amerikane, USS Georgia, mbërriti të hënën në Ngushticën e Hormuzit në Gjirin Persik, e shoqëruar nga dy anije luftarake amerikane. Mbërritja e nëndetëses në zonë vjen në një moment tensionesh tepër të larta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, fajësoi Iranin për sulmin me raketa që iu bë ambasadës amerikane në Bagdad, të dielën. Disa zyrtarë amerikanë kanë shprehur shqetësimin se Irani mund të përdorë përvjetorin e vrasjes së Gjeneralit Qasem Solemani për të kryer sulme kundër Shteteve të Bashkuara.

Marina amerikane rrallëherë jep detaje mbi vendndodhjen e nëndetëseve të saj, por në njoftimin e së hënës specifikohej edhe fuqia luftarake e saj, me “154 predha Tomahawk”.

Share This Article