Nëndetësja e marinës ushtarake indoneziane e cila është zhdukur të mërkurën e kaluar në ujërat e ishullit Bali, është gjetur e ndarë në tri copa, në shtratin e detit.
Ndërkohë, të gjithë 53 anëtarët e ekuipazhit janë shpallur të vdekur.
Zyrtarët e marinës indoneziane kanë bërë të ditur se kanë gjetur shenja të lokacionit të nëndetëses, në një thellësi prej 800 metra nën ujë.
Një anije nënujore e shpëtimit e dërguar nga Singapori, është zhytur thellë për të marrë konfirmimin në mënyrë vizuale të mbeturinave të nëndetëses.
Nëndetësja “KRI Nanggala” ishte zhdukur pasi kishte kërkuar leje që të bënte një stërvitje.
Ndërkohë, arsyet e zhdukjes së saj nuk janë bërë ende të ditura.
Nëndetësja e prodhuar në Gjermani ishte më shumë se 40 vjet e vjetër mirëpo ishte riparuar në vitin 2012.