Nëndetësja me raketa bërthamore 1 javë në Oqeanin Indian, Marina Amerikane mesazh për kundërshtarët

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtria amerikane u ka bërë të ditur kundërshtarëve por edhe aleatëve të saj se për herë të parë, një nëndetëse e pajisur me raketa balistike bërthamore e marinës u ankorua në ishullin e largët të Diego Garcia në Oqeanin Indian.

Ankorimi u bë në kuadër të një operacioni disa mujor.

Lajmin e ankorimit të USS West Virginia e bëri të ditur këtë javë Marina amerikane ndërsa “vizita” portuale u bë në fakt nga 25 deri më 31 tetori.

Lëvizjet specifike të nëndetëseve të Marinës janë shumë të klasifikuara ndërsa janë në det, kështu që njoftimi i vonuar i ka dhënë nëndetëses kohë për të kaluar tranzit në vende të tjera në Oqeanin Indian.

Me këtë njoftim SHBA-ja po u dërgon një mesazh kundërshtarëve të mundshëm por edhe aleatëve, sipas një zyrtari ushtarak të cituar nga CNN.

“Mesazhi që ata duhet të marrin është se kjo nëndetëse me raketa balistike e cila është e pazbulueshme mund të operojë në çdo oqean për një periudhë të gjatë”, tha zyrtari.

Diego Garcia është një ishull shumë i militarizuar në jug të ekuatorit që përdoret nga forcat amerikane dhe britanike. Vendndodhja e largët i dha nëndetëses së pajisur me raketa bërthamore mundësinë për të shkëputur ekuipazhin prej 150 personash të pa vëzhguar nga të huajt, duke ruajtur sekretin e operacioneve të nëndetëses dhe duke lejuar që nëndetësja të qëndronte në rajon për një periudhë më të gjatë kohore.

Megjithatë, zyrtari i cituar nga CNN nuk ka pranuar që të specifikojë nëse mesazhi i drejtohej Kinës, Rusisë apo Koresë së Veriut.

Share This Article