Nëndetësja me të vdekur, regjisori i Titanikut: Kompania “OceanGate” u paralajmërua

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Regjisori i filmit “Titanic”, James Cameron, ka thënë se është prekur shumë nga vdekja e pesë turistëve të nëndetëses “Titan”.

Cameron ka përfunduar 33 zhytje në rrënojat e Titanikut.

Ai tha se ishte në një anije të dielën kur nëndetësja u zhduk dhe nuk mori vesh për këtë deri të hënën.

Kur mësoi se nëndetësja kishte humbur si navigimin ashtu edhe komunikimin në të njëjtën kohë, ai tha se dyshoi menjëherë për një fatkeqësi.

“E ndjeva në kockat e mia atë që kishte ndodhur. Menjëherë mora në telefon disa nga kontaktet e mia në komunitetin e zhytësve të thellë. Brenda rreth një ore pata faktet e mëposhtme. Ata ishin poshtë. Ata ishin në det me thellësi deri në 3,500 metra, duke shkuar për në fund në 3,800 metra”.

“Gjëja e parë që më erdhi ndërmend ishte një shpërthim sepse po të mos kishte shpërthim në nëndetëse nuk do të mund t’i humbisni komunikimet.

Cameron tha se më parë e kishte paralajmëruar kompaninë “Oceangate” se mund të ketë probleme me turistët kur të vizitojnë mbetjet e anijes Titanic.

“Tani kemi një tjetër rast që bazohet për fat të keq në të njëjtat parime të mosdëgjimit të paralajmërimeve. OceanGate ishin paralajmëruar”, tha ai, shkruan BBC.

Share This Article