Nënkryetari i Bashkisë Durrës bashkohet me koalicionin opozitar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri, ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra.

Mësohet se Tahiri do të kalojë me koalicionin opozitar.

Bëhet me dije se kjo ishte një lëvizje surprizë e Florian Tahirit, i cili ka punuar për vite me radhë në institucionin e qeverisjes vendore.

Ajo që e bën edhe më surprizuese dorëheqjen e nënkryetarit të bashkisë Durrës është pikërisht fakti se ai do të përfshihet në listën e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për ndryshim”.

I emëruar në bashki në shkurt të vitit 2016, Florian Tahiri erdhi në këtë post nga radhët e PDIU-së, forcë politike në të cilën aderon prej vitesh.

Share This Article