Nënkryetari i PD e quan tronditëse humbjen e thellë në zgjedhje: Justifikimet janë të papranueshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka shprehur indinjatën e tij për humbjen e thellë të partisë ku aderon, në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Ndryshe nga kryetari i PD-së, Basha, i cili ndjek traditën e mohimit të humbjes, Gjekmarkaj kërkon marrjen e përgjegjësisë për rezultatin, si dhe reagimin e menjëhershëm nga ana e organeve të partisë.
“Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.
Përtej çdo rrethane kundër nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshëm!
PD duhet të mbledhe sonte me urgjencë organet e saj dhe të nxjerre përgjegjësitë që çuan në këtë katastrofë elektorale.
Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj pergjegjësinë time.
Nuk do t’i shmangem asaj per asnjë arsye apo interes që bie në kundershtim me vullnetin e shoqerisë dhe parimet e mia etike”, shprehet nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj.

Share This Article