Nënpresidenti amerikan s’është i infektuar me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, ka dalë negativ në testet për koronavirus, bëri të ditur një zëdhënëse e tij të shtunën.

“Ju raportojmë me kënaqësi se rezultatet e testimit për koronavirus kanë dalë negative për nënpresidentin Mike Pence dhe bashkëshorten e tij, Karen Pence”, shkroi në Tëitter zëdhënësja Katie Piller.

Pence deklaroi më herët të shtunën se do të testohej për virusin Covid-19 pasi një pjesëtar i stafit të tij doli pozitiv për këtë sëmundje në orët e vona të së premtes.

“Ai nuk ka qenë në Shtëpinë e Bardhë që nga dita e hënë. As presidenti as unë nuk kemi pasur kontakte me atë pjesëtar të stafit”, tha Pence gjatë një konference për gazetarë para testimit.

Të shtunën e kaluar, këtij testi iu nënshtrua edhe presidenti amerikan, Donald Trump dhe doli të jetë negativ, shkruan “Anadolu”.

Sipas Universitetit “Johns Hopkins”, mbi 304 persona në mbarë botën tashmë janë infektuar me koronavirus, kurse mbi 25 mijë prej tyre janë në Shtetet e Bashkuara. Nga virusi në këtë shtet kanë vdekur 307 njerëz.

Share This Article