• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Nënshkrimi që i dha fund Luftës së Dytë Botërore

Nënshkrimi që i dha fund Luftës së Dytë Botërore

by albnews
2 September, 2020
in Bota
0
2
VIEWS

Ishte interesante të shihje tek luftanija e epokës së Luftës së Dytë Botërore “USS Missouri” shkrepi për herë të fundit me furi armët e saj të zjarrit. Fillimisht u panë shtëllunga tymi aq të dendura saqë mund të shiheshin nga një anije luftarake britanike aty pranë “HMS Gloucester”, pavarësisht errësirës. Më pas topa të mëdha zjarri, në ngjyrë portokalli, dolën prej grykëve të armëve me kalibër 40 centimetra që kishin në shënjestër pozicionet irakiane përgjatë bregdetit të Kuvajtit.

Krisma të forta e gjëmuese u dëgjuan edhe para se tymi të shpërndahej. Ato ishin aq shpuese për veshët saqë mund të shqyeje qafën në përpjekje për t’iu larguar oshëtimës. Disa sekonda më vonë, u ndje zhurma e predhave të Missourit që qëllonte ndaj objektivave njëzet milje larg. Missouri, një lufanije veterane nga betejat e Iwo Jima-s dhe Okinauas, ka një histori të njohur. Por për shumë njerëz, famën më të madhe Missouri e fitoi kur u shndërua në skenën e nënshkrimit që shënoi dorëzimit zyrtar të japonezëve 75 vite më parë, të mërkurën e vitin 1945, teksa anija luftarake, prej 45 mijë tonësh, kishte hedhur spirancën në gjirin e Tokios.

V-J Day, një shkurtim për atë që hyri në histori si Dita e Fitores ndaj Japonisë, u festua gati një muaj më parë më 15 gusht nga shumë kombe aleate, që përkon me ditën kur qeveria japoneze njoftoi kapitullimin.

SHBA e shënon V-J Day më 2 shtator, në të njëjtën ditë kur më shumë se gjysmë shekulli më parë ministri i Jashtëm i Japonisë Mamoru Shigemitu dhe gjenerali Yoshijiro Umezu nënshkruan atë që njihet si Instrumenti i Dorëzimit, miratuar nga Presidenti amerikan Harry Truman. Në dokument përcaktohej në tetë paragrafë të shkurtër kapitullimi pakushte i Japonisë. Në paragrafin e dytë të tij shkruhej:

“Nëpërmjet këtij dokumenti shpallim dorëzimin e pakushtëzuar ndaj Fuqive Aleate, të Shtabit të Përgjithshëm Perandorak Japonez dhe të të gjitha forcave të armatosura japoneze dhe atytre nën kontrollin japonez kudo që ndodhet”.

Dokumenti u nënshkrua edhe nga gjenerali amerikan Douglas MacArthur ashtu sikurse edhe nga të tjerë përfaqësues të forcave aleate.

Ministri i Jashtëm i Japonisë e nënshkroi dokumentin pasi hoqi kapelën dhe dorezat e bardha. Mijëra marinarë të luftanijes amerikane “USS Missouri” si dhe anijeve të tjera aleate që kishin siguruar një vend për të qenë dëshmitarë në një moment të rëndësishëm në historinë botërore, ishin ngjeshur pranë armëve të rënda të anijes. Por në kuvertën prej druri të anijes luftarake kishte më shumë rregull. Oficerë nga vendet që ishin “përfshirë në Luftën e Dytë Botërore qëndronin të rreshtuar”, kujton togeri Robert G. Mackey në një intervistë për Projektin Historia e Veteranëve të Bibliotekës së Kongresit. Ai kujton një mosmarrëveshje të minutës së fundit për të gjetur një tavolinë të përshtatshme për ta përdorur për ceremoninë, para se të mbërrinin përfaqësuesit japonezë.

“Britanikët na dërguan një tavolinë që nuk është aq e madhe. Por unë gjithësesi nuk e dua tavolinën e tyre (britanikëve)“, i tha pati thënë zotit Mackey, Harold Stassen-it, ndihmës i Admiralit William Halsey, i cili sugjeroi një nga tavolinat që përdornin oficerët.

Ata i hodhën tavolinës që oficerët e anijes e përdornin për të luajtur me letra një copë prej shajaku të gjelbër.

“Mua më duket shumë mirë!” kujton zoti Mackey t’i ketë thënë zotit Stassen.

Ceremonia përfundoi pas njëzet e tre minutash.

Por kujtimi për ata burra në bordin e “USS Missouri-t” mbeti gjallë dekada më vonë. Walter Garth Holmes, një marins amerikan, kujtonte gjatë një interviste të vitit 2015 me një stacion televiziv lokal se:

“Isha shumë afër vendit ku ndodhej Gjenerali MacArthur dhe ai kishte një çibuk prej kalliri misri, për të cilën ishte i famshëm dhe gjoksin plot shirita. Kapelja e tij ishte disi e ngritur. Ai kishte përgjegjësinë mbi ceremoninë. Kjo më kujtohet për sa i takon atij”. Në atë kohë zoti Holmes ishte 20 vjeç.

Gjeneral MacArthur e nisi ceremoninë me një fjalim të shkurtër duke theksuar: “shpresoj sinqerisht dhe në të vërtetë këtë shpreson i gjithë njerëzimi, se që nga ky moment solemn do të dalë një botë më e mirë nga gjaku dhe masakrat e së shkuarës. Një botë e ngritur mbi besimin dhe mirëkuptimin, një botë kushtuar dinjitetit njerëzor dhe përmbushjes së dëshirave të tij më të dashura, për liri, tolerancë dhe drejtësi”.

Ai iu referua sulmeve me bombë atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki, të cilat patën bindur Japoninë të kapitullonte, duke thënë se shpërthimet bënë që të “rishikohet koncepti tradicional mbi luftën”. Bota pati shansin e saj të fundit, vuri në dukje gjenerali, duke paralajmëruar se bota duhej të krijonte një sistem më të drejtë ose dita e gjykimit (sipas Biblës) do të ishte në derën e saj.

Pesë vite më vonë Gjenerali MacArthur edhe “USS Missouri” ishin sërisht në luftë.

“USS Missouri” ishte anija e parë luftarake amerikane që mbërriti në ujërat koreane pasi Koreja e Veriut pushtoi Jugun në 1950-n, duke përdor armët e saj masive për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore në një përpjekje për të larguar vëmendjen nga zbarkimet në qytetin Incheon të forcave të Kombeve të Bashkuara. E njëjta taktikë u përdor në bregdetin e Kuvajtit në vitin 1991, një bombardim që synonte kryesisht të mashtronte irakianët që të mendonin se forcat aleate ishin gati të bënin një zbarkim me mjete lundrimi amfibe në vend sulmit tokësor nga Arabia Saudite. “USS Missouri” mori gjithsej 11 yje për shërbimin e saj në Luftën e Dytë Botërore, Kore dhe Gjirin Persik. Anija i mbijetoi disa goditjeve. Në prill 1942, një aeroplan luftarak kamikaz u përplas në anën e djathtë të përparme të Missourit, duke goditur pikërisht pak më poshtë kuvertës së saj kryesore. Në vitin 1991, Missouri u shënjestrua sërisht, këtë herë nga një raketë irakiane Silkworm. Kërcënimi u kap nga raketat Sea Dart të lëshuara nga luftanija britanike “HMSGloucester”.

Më në fund luftanija amerikane u nxorr nga shërbimi në 31 mars të 1992 dhe tashmë ndodhet në një muze të ngritur mbi ujë në Pearl Harbour në Havait. Në një nga pjesët e saj anësore mund të shihen ende gjurmët e lëna nga sulmi kamikaz. azhdon të jetë në fuqi./ VOA

Previous Post

Koronavirusi anulon karnavalet e Britanisë, festimet do të bëhen “online”

Next Post

Harry dhe Meghan nënshkruajnë marrëveshje me Netflix

albnews

albnews

Related Posts

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit
Albania

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën
Bota

Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën

14 May, 2025
Kina mundohet ta zgjerojë ndikimin përmes “Brezi dhe Rruga”, nismës i bashkohet edhe Kolumbia
Bota

Kina mundohet ta zgjerojë ndikimin përmes “Brezi dhe Rruga”, nismës i bashkohet edhe Kolumbia

14 May, 2025
Next Post
Harry dhe Meghan nënshkruajnë marrëveshje me Netflix

Harry dhe Meghan nënshkruajnë marrëveshje me Netflix

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM