Nënshkruhen marrëveshjet mes qeverisë së Kosovës dhe asaj shqiptare

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënshkruhen marrëveshjet mes qeverisë së Kosovës dhe asaj shqiptare.

Pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe asaj shqiptare që u mbajt ditën e sotme në Elbasan, dy qeveritë firmosën 16 marrëveshje.

Dy kryeministrat firmosën protokollin e bashkëpunimit të ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e Sekretariatit koordinues ndërqeveritar.

Ministri Bledi Çuçi dhe ministri Xhelal Sveçla nënshkruan Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Kosovës për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit.

Ndër to, është edhe ajo për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, pastaj heqja e kontrolleve fizike në kufi, lejeqëndrimi, unifikimi i abetares dhe të tjera.

Të gjitha marrëveshjet:

Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm

Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për rregullimin e regjimit të trafikut lokal të kufirit

Marrëveshja ndryshuese e Marreveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash)

Marreveshje ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Kosoves “Per ndihme te ndersjellte juridike ne ceshtjet civile dhe tregtare”

Per miratim, ne parim, te marreveshjes, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves, per sigurimet shoqerore

Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave

Kalendari i përbashkët Kulturor Vjetor Shqipëri-Kosovë, për vitin 2021-2022

Marrëveshje Bashkëpunimi: në fushën e Trashëgimisë Kulturore midis MKRS & MK.

Protokoll Bashkepunimi Ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se republikes se Kosoves per krijimin e Sekretariatit Koordinues Nderqeveritar.

MoU për studimin e fizibilitetit për ndërtimin/rehabilitimin e segmentit hekurudhor Durrës-Prishtinë

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Institucionit kompetent të palës kosovare.

Marrëveshje dypalëshe për lehtësimin e procedurës së njohjes se diplomave nga IAL-te (te konfirmimit të të diplomuarve nga Qendrat Kombëtare respektive të Njohjes së Diplomave)

Manual i Përbashkët për procedurat standarde të operimit në Doganën e Durrësit.

Manuali Per proceduart standarte te operimit ne piken e perbashket te kalimit kufitar (PPKK) Morine-Vermice

Marrëveshje dypalëshe për qasje të ndërsjellë në modulet e riskut

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të RSH dhe Agjencisë Shtetëror të Arkivave të Republikës së Kosovës.

Share This Article