Nënshkruhet marrëveshja, Kosova dhe Maqedonia e Veriut me pika të përbashkëta kufitare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka shkruar një marrëveshja se nga sot Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë “pika të përbashkëta të kalimit kufitar”.


Sveçla tha se ka nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit-Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”.


“Nga sot, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut me pika të përbashkëta të kalimit kufitar”, shkroi ai. Duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore, bazuar në vlerat e barazisë dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal, sot kam nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ‘Han i Elezit-Bllacë’ dhe ‘Glloboqicë-Jazhincë’, shtoi Sveçla.

Kjo marrëveshje, sipas Sveçlës “ka për qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e lëvizjes së personave dhe automjeteve”. “Tani e tutje, qytetarët do të legjitimohen vetëm në njërën pikë kufitare”, ka përfunduar ai.

Share This Article