Nënshkruhet marrëveshja e re Shqipëri-Kosovë, Gjana: Investim infrastrukturor i fshatarave ndërkufitar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënshkruhet marrveshja e re mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e infrastrukturës.Lajmin e ka bërë me dije Prefekti i qarkut Kukës, Granit Gjana nëpërmjet një statusi në Facebook.

“ Sot, nënshkruam një prej marrëveshjeve të rëndësishme midis dy vendeve vëllazërore Shqipëri dhe Kosovë.

Firmosëm bashkë me Hysen Durmishi zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës të Kosovës dhe Dritan Agollit, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, për ndërtimin e rrugëve të fshatrave ndërkufitare që lidhin zonat nderkufitare Kosovë – Shqipëri.

Nga kjo marrëveshje e cila parashikon rikonstruksion të rrugëve (kërkesë e vazhdueshme e banorëve që jetojnë në pika ndërkufitare, por edhe bisedimeve të vazhdueshme mes dy qeverive për të arritur zgjidhjen e duhur) janë fshatrat: Zapod-Kërstec; Pogaj-Gorozhup; Dobrunë-Blinishtë.

Mbarësi e na ectë mbarë!”-Përfundon Gjana

Share This Article