Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me British Council: Forcon arsimin parauniversitar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me British Council për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit.

Gjatë takimit me përfaqësues të British Council dhe Ambasadorin e Britanisë Alastair King-Smith ministrja Kushi vuri në dukje rëndësinë që ka kjo marrëveshje për të çuar përpara projektet e përbashkëta në arsimin parauniversitar, si dhe do të rrisë bashkëpunimin në arsimin e lartë atë lartë.

Nënshkruam sot Memorandumin e Mirëkuptimit me British Council në fushën e arsimit, i cili përveçse çon përpara projektet e përbashkëta në arsimin parauniversitar, gjithashtu i hap rrugën edhe një bashkëpunimi më të ngushtë në fushën e arsimit të lartë”, shkruan Kushi në rrjetin social në Facebook.

Fokusi i bashkëpunimit do të përqendrohet në “trajnimin e mësuesve të gjuhës angleze dhe përfshirjen e tyre në Platformën Rrjetëzuese të British Council, zhvillimin e kapaciteteve për drejtuesit e shkollave dhe mësuesit e ciklit fillor, forcimin e bashkëpunimit në fushën e ndërkombëtarizimit mes universiteteve shqiptare dhe britanike, organizimin e konferencave ose seminareve të përbashkëta si dhe nxitjen e shkëmbimit të studentëve dhe stafeve akademike

Kushi ka falënderuar përfaqësuesit e British Council dhe ambasadorin e Britanisë Alastair King-Smith për kontributin me vlerë në zbatimin e projektit “Shkollat e Shekullit 21”, “si një nga programet më të suksesshme për nxitjen e mendimit kritik tek nxënësit dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve, nga i cili kanë përfituar 1191 shkolla, 120 mijë nxënës dhe 6 mijë mësues.”

Postimi i plotë

Evis Kushi

Nënshkruam ✍️ sot Memorandumin e Mirëkuptimit 🤝 me British Council në fushën e arsimit, i cili përveçse çon përpara 📈 projektet e përbashkëta në arsimin parauniversitar, gjithashtu i hap rrugën edhe një bashkëpunimi më të ngushtë në fushën e 👩‍💻arsimit të lartë.

Në fokus të bashkëpunimit do të jenë:
➡️ trajnimi i mësuesve të gjuhës angleze dhe përfshirja e tyre në Platformën Rrjetëzuese të British Council,
➡️ zhvillimi i kapaciteteve për drejtuesit e shkollave dhe mësuesit e…Altro…

Potrebbe essere un'immagine raffigurante 5 persone, ufficio e testo
Potrebbe essere un'immagine raffigurante 3 persone e testo
Potrebbe essere un'immagine raffigurante 4 persone, cassettone e ufficio
Potrebbe essere un'immagine raffigurante 1 persona, persona che studia, cassettone e ufficio
Share This Article