Nëntë kadetë shqiptarë diplomohen në akademinë ushtarake në Turqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nëntë kadetë shqiptarë sapo janë diplomuar në akademinë ushtarake më të mirë në Turqi. Ata pritet të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura shqiptare. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka  nëpërmjet llogarisë së saj në “Facebook”, duke theksuar se Forcat e Armatosura shqiptare janë të arsimuar dhe profesionistë.

“9 kadetë shqiptarë sapo u diplomuan në akademinë ushtarake më të mirë në Turqi. Marjo Meni, Ismail Canaj, Kristi Myrtollari, Klaudio Shkëmbi, Kristi Bazaj, Ditmar Hoxha dhe Franc Bazaj nga Forca Tokësore, Rodilen Allkanjari nga ajo Detare dhe Juxhin Marku nga Forca Ajrore, do të kthehen të shërbejnë në Forcat e Armatosura shqiptare. FA e arsimuar dhe profesioniste!”, shkruan Xhaçka krah fotos me nëntë kadetët.

Share This Article