ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia antikorrupsion e Ukrainës bastis shtëpinë e këshilltarit kryesor të Zelenskyt 1 hour ago
Elbasani nderon Aqif Pashën, një nga firmëtarët e Pavarësisë 1 hour ago
Shaip Kamberi: Zemrat tona rrahin më fort për lirinë 1 hour ago
113-vjetori i Pavarësisë, krerët e shtetit në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit në Vlorë 1 hour ago
Kjo është lista me 16 banorët e mundshëm të “Big Brother VIP Albania 5”  2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Nëntë muaj ‘pa rezultate në dialog’, Kallas propozon vazhdimin e mandatit të Sorensen

albnews by albnews
28 November, 2025
in Kosova
0
Nëntë muaj ‘pa rezultate në dialog’, Kallas propozon vazhdimin e mandatit të Sorensen
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kur kanë mbetur edhe tre muaj deri në fund të mandatit fillestar të Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, Përfaqësuesja e Lartë Kaja Kallas ka propozuar që ai të vazhdojë në këtë detyrë. Por, opinionistë vlerësojnë se nëntë muaj e gjysmë të parë të mandatit të Sorensen ishin të dështuara, por jo-domosdo për fajin e tij.

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka propozuar zgjatjen mandatit të Përfaqësuesit të Posaçëm për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

RelatedPosts

Familja e Sasës reagojnë urgjentisht pasi ajo deklaroi në Big se: Gjyshja ime serbe i ka palu 10 shqiptare 

Përurohet në Prizren, shtatorja e Heroit të Kombit, Tahir Sinani

Homazhe, këngë dhe shqiptari. Prekazi, zemra e festës për 28 Nëntorin në Kosovë

Propozimi i Kallas u diskutua javë më parë, në disa trupa të Këshillit Evropian: në Komitetin për Punë të Jashtme dhe Siguri, dhe paraprakisht në Grupin Punues të Këshilltarëve për Punë të Jashtme dhe atë për Ballkanin Perëndimor.

Pa dhënë detaje, në një përgjigje për TV Dukagjinin, Shërbimi i Jashtëm i BE-së konfirmoi përkrahjen për vazhdimin e punës nga diplomati danez.

‘Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sorensen gëzon mbështetjen e plotë të Përfaqësueses së Lartë dhe të shteteve anëtare të BE-së. Rezultati i proceseve në Këshillin e BE-së do të kumtohet porsa të kompletohet’, ka thënë Bashkimi Evropian.

Mandati fillestar i Sorensen, i cili nisi punën më 1 shkurt të këtij viti, është 13 mujor dhe përfundon më 28 shkurt 2026.

Në vlerësimin e profesorit Gëzim Qerimi, deri tani – në mandatin e Sorensen dialogu nuk prodhoi asnjë rezultat konkret dhe mund të quhet i dështuar.

‘Qoftë në vazhdimi i mandatit të tij apo ndonjë personaliteti tjetër, do të duhej që të vendosej parimi themelor për të përfunduar dialogun Kosovë-Serbi. Nuk do të ketë kuptim dialogu Kosovë-Serbi, nëse pika e parë e këtij dialogu nuk është njohja reciproke me Kosovës dhe Serbisë dhe vlerësoj se të gjitha dështimet janë si rezultat i mungesës së këtij parimi’, ka thënë Gëzim Qerimi, profesor.

Teksa mungesën e rezultateve e lidhi me një ‘status-quo’, profesori Sylë Ukshini përmendi faktin se për BE-në dialogu Kosovë-Serbi nuk ishte top prioritet, por edhe zhvillimet e brendshme në të dyja vendet.

‘Faji nuk mund të hidhet te Sorenseni, sepse BE-ja nuk ka mjete detyrimi. Mandati i tij është vetë fascilitues dhe duke qenë fascilitues suksesi i tij varet nga gatishmëria e palëve për t’i implementuar marrëveshjet. Në anën tjetër, varet edhe sa presion bën Bashkimi Evropian, sa presion bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës’, ka thënë Sylë Ukshini, ish-diplomat / profesor.

Diplomati danez, i cili e pasoi në detyrë sllovakun, Miroslav Lajçak, vizitoi Kosovën katër herë: në mars, në prill, në gusht dhe në tetor, ndërsa organizoi disa takime, kryesisht të ndara, në nivel kryenegociatorësh.

Takimi i nivelit të lartë në dialogun Kosovë-Serbi, të cilin, në qershor, Sorensen tha se po e përgatitë, nuk ndodhi./Tv Dukagjini/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia antikorrupsion e Ukrainës bastis shtëpinë e këshilltarit kryesor të Zelenskyt

Policia antikorrupsion e Ukrainës bastis shtëpinë e këshilltarit kryesor të Zelenskyt

28 November, 2025
Elbasani nderon Aqif Pashën, një nga firmëtarët e Pavarësisë

Elbasani nderon Aqif Pashën, një nga firmëtarët e Pavarësisë

28 November, 2025
Shaip Kamberi: Zemrat tona rrahin më fort për lirinë

Shaip Kamberi: Zemrat tona rrahin më fort për lirinë

28 November, 2025
113-vjetori i Pavarësisë, krerët e shtetit në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit në Vlorë

113-vjetori i Pavarësisë, krerët e shtetit në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit në Vlorë

28 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result