Nëntë nxënës humbën jetën në provincën Tahkar të Afganistanit, pas shpërthimeve në një zonë të minuar gjatë rrugës për në shkollë.
“Në orën 08:30 të mëngjesit, tragjikisht kanë humbur jetën nëntë djem në një zonë me mina të talibanëve”, tha zëvendëskryetari i provincës Jawad Hejri.
Talibanët vazhdojnë të jenë prezentë në këtë zonë, por asnjë grup nuk mori përgjegjësinë për shpërthimin.
Në tetor, sipas një raporti të UNAMA-s, u bë e ditur se numri i viktimave nga korriku deri në shtator të këtij viti ka shënuar rritje të madhe krahasuar me vitet e kaluara.
Sipas raportit, 2,563 persona hanë humbur jetën dhe 4,676 janë plagosur nga 1 janari deri më 30 shtator të vitit 2019.