Nëntë raste të reja me koronavirus në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka regjistruar të martën nëntë raste të reja me koronavirusin e ri, pas kryerjes së 220 testeve.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 8 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Vushtrri dhe 1 rast Bajskë) dhe 1 rast me vendbanim në Gjilan”, është thënë në njoftim.

Po të martën është bërë e ditur se nga sëmundja, Covid-19, që shkakton ky virus, janë shëruar tre pacientë, duke e çuar numrin total në 794.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, në Kosovë deri më tani janë regjistruar 1.047 raste me koronavirus.

Prej tyre, 30 pacientë kanë vdekur.

Share This Article