Nëntë të vdekur si pasojë e zjarrit në një qendër tregtare në Pakistan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Së paku nëntë njerëz janë vrarë nga një zjarr që shpërtheu në një qendër tregtare në qytetin jugor të Pakistanit, Karaçi, njoftuan zyrtarët të shtunën.

Transmetuesi lokal, Geo News, raportoi se zjarri u ndez të shtunën herët në mëngjes në qendrën tregtare shumëkatëshe, RJ, në qytetin më të dendur të Pakistanit.

Ekipet e zjarrfikësve i kanë shpëtuan rreth 50 njerëz, por ka ende njerëz të ngecur brenda ndërtesës, sipas televizionit.

Kryetari i Karaçit, Murtaza Wabab Siddiqui, konfirmoi në rrjetet sociale se së paku nëntë trupa të pajetë janë dërguar në spitalet lokale pas zjarrit.

“Kërkimet vazhdojnë”, shtoi ai.

Shkaktari i zjarrit nuk është bërë i ditur ende. Geo raportoi se disa njerëz të lënduar nga zjarri janë duke i shëruar në spital.

Share This Article