Me 9 prill të vitit 1999, filloi njëra nder betejat me heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 120 pjesëtarë të UÇK’së, të frymëzuar nga Agim Ramadani dhe të tjerë, shënuan një fitore historike kundër forcave serbe.
Ata thyen kufirin shqiptaro-shqiptar, dhe shemben murin njëqindvjeçar në mes të dy shteteve shqiptare.
Madje, në Beograd është punuar edhe një dokumentar, që përshkruan tmerrin që e përjetuan forcat serbe.
E në Kosovë, dikush po kujdeset që rrëfimet e atyre që morën pjesë në këtë betejë, të mos harrohen.
Jon Sefedini, nxënës i klasës së katërt në shkollën fillore Nazim Gafurri, tashmë ka shkruar një libër për këtë betejë.
Ai tregon se prej kujt i morri rrëfimet për ta shkruar librin.
Joni thotë se për ta shkruar këtë libër, ai edhe vet e vizitoi disa herë Kosharën.
Ai tregon se cili është momenti që i ka mbetur në mendje nga koha që po e shkruante librin.
E nëna e tij, Lulzime Hasani, tregon se ku u inspirua djali i saj për ta shkruar këtë libër.
Kurse zëvendësdrejtori i shkollës fillore Nazim Gafurri, Arif Abazi, thotë që ndihen krenar që shkolla e tyre e ka një nxënës të tillë.
Përveç librit “Rrëfime nga Kosharja”, 9 vjeçari ka shkruar edhe 3 libra të tjera.
Njëjtë sikurse heroi i tij, Agim Ramadani, pasioni i Jonit është edhe piktura.