Nëntogeri Klevis Elezaj diplomohet në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Britanisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka shënuar edhe një sukses në një prej akademive më prestigjioze ushtarake në botë. Kësaj radhe ky sukses vjen nga nëntogeri Klevis Elezaj, i cili ka përfunduar me sukses trajnimin njëvjeçar në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Britaninë e Madhe.

Ai eshte diplomuar të premten, ku pas ceremonisë se diplomimit, ai ka treguar se do të kthehet të vazhdojë shërbimin në FSK dhe do të përcjellë tek ushtarët e përvojën profesionale të marrë në Sandhurst. “Trajnimi njëvjeçar në këtë akademi ka qenë mjaftë sfidues duke marrë parasysh rezistencën psikike, përgatitjen dhe kalitjen fizike, gjithashtu përgatitjen ushtarake dhe strategjike qe e kemi marrë në Sandhurst, kjo është shumë fitimprurëse për ushtrinë tonë për arsye se oficerët tanë që shkollohen këtu trajnohen dhe mësojnë një doktrinë e cila është prej doktrinave më të mira në botë për udhëheqje, lidership ushtarak dhe strategji ushtarake”, ka thënë nëntoger Elezaj për “Kosovapress”.

Share This Article