Neritan Ceka për përgjimet: E papranueshme toleranca për vjedhjen e votave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Neritan Ceka, themelues i Partisë Demokratike tha për Top Channel se ndihet i turpëruar nga situata ku ndodhet vendi, për shkak se ka qenë deputeti i parë në Parlament i një partie të pavarur.

Sipas Cekës, establishmenti që drejton vendin e ka shumë të qartë se të gjitha (përgjimet) janë të vërteta. Ai kundërshtoi edhe tolerancën në studiot televizive që i bëhet vjedhjes së votave.

“Pas Durrësit, Dibra na tregon se ka një strukturë, kjo do të mjaftonte për të rrëzuar këtë qeveri nga pushteti. Është e papranueshme toleranca që i bëni vjedhjes së votave. Në një vend ku krijohet frika, ku hiqet besimi të vota e lirë, ky vend nuk ka liri. Pushteti ia hedh fajin prokurorëve dhe ‘Bild’-it. Kjo tregon se këta nuk ndreqen”, tha Ceka.

Neritan Ceka theksoi se ka qenë kundër braktisjes së Parlamentit nga opozita, por këto përgjime, sipas tij, tregojnë se ka qenë vendim i duhur.

“Fundi mund të vijë vetëm nga populli”, tha Ceka, duke shtuar se mazhoranca socialiste e ka futur kulturë te njerëzit se “mund të vidhni dhe nëse jeni me ne, nuk ka asgjë.”

Share This Article