• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, June 7, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kulture
Nerxhivane Merovci: Femra është fllimi dhe fundi i shoqërisë dhe Botës

Nerxhivane Merovci: Femra është fllimi dhe fundi i shoqërisë dhe Botës

by albnews
27 August, 2020
in Kulture, UK
0
55
VIEWS

Kosova duhet të punojë më shumë në drejtat gjinore, sepse ende femrat nuk kanë pozitwn e duhur, e sisomos në pozitat menaxhuese, gjithashtu dhuna familjare nuk trajtohet në vendin meritor, ka thënë në një intërvistë për ALBUK TV, Nerxhivane Merovci – Mikushnica, e cila jeton që 21 vite në Britaninë e Madhe dhe punen në Cancell në City Westminster, Hammersmith and Fulham dhe Kensington and Chelsea, si kordinatore  për mbrojtjen e familjeve që hasin në probleme të ndryshme mbrenda familjes.  

Ajo thotë se po harrohet, se femra është fllimi dhe fundi  i shoqërisë dhe Botës në përgjithësi. 

Merofci është vajza e ish Doktorit të njohur Shaban Merovci,  themelus i shkolles medicinale në Mitrovicë, dhe mjek i luftes dhe paqes që ka shëruar gjatë luftës luftëtërët e UÇK-së si dhe ish-aktivist i LDK-së.   

ALBUK: Zonja Merovci, profesioni është ai që na shoqëron gjatë gjithë jetës. Ju keni zgjedhur me vet dëshirë këtë profesion apo ju ka ardhur sopntanisht nga rrethanat ku keni jetu?  

Merovci: Sa i perket pytjes suaj e them se zgjedhja e profesionit për mua ka qenë kombinim i dyjave; vullnetarisht sepse kam qenë e rritur e edukuar me ndjenjen që ndihma për të dobtin dhe ata që kanë nevojë është opbligim moral, e jo opcion qytatari. Arti i humanizmit është diçka që fëmijët e mësojnë më shumë nga çka shofin prindërit, duke vepruar jo nga ajo çka u thuhet, andaj unë shpesh them se fëmijët ngjasojnë, me gjininë mashkullore orientohen me shqisen e shiqimit, jo të ndëgjimit.  

Edhe pse e ndiej që duhet të jemi të barabartë me gjininë e kundërt në çdo aspekt, prapë se prapë e ndiej se femra edhe pse njihemi si gjinia e butë, ne në fakt posedojmë butësinë për ta ndierë kur dikush ka nevojë dhe t’i qasemi me ngrohtësi, por posedojms njekohesisht edhe aftësinë intelektuale  kur e ndiejmë se sfidohemi dhe duhet të luftojmë kur na mohohet ajo çka na takon.  

ALBUK: Ju keni ardhur që nga vitin 1999 në Londër, sa gjatë u është dashur që të integroheni në jetën biritanike?  

Merovci: Procesi i integrimit është në vazhëdimësi dhe nuk përfundon kurrë. Por beteja e integrimit fillon në momentin që e prek tokën e huaj, nese ke aspirata të mbetesh aty. Problemi ke ne mergimtarët ka qenë se ne kurrë nuk kemi synu të lëshojmë rrënjet në këte vend, sepse të gjithë kemi ardhe për tu kthyer, jo për të mbetur. E bukra e të qenit në Londër është se Londra i përket të huajve dhe nuk e ndjen barren e të qenit e huaj.  

ALBUK: A mund të na shpejgoni me detajisht punen tuaj  qe zhvilloni në Cancell?  

Merovci: Vendi ku punoj quhet MASH, që d.m.th, Multti Agency Safeguarding HUB, që nënkupton se është ekip i agjensive të ndryshme insitucionale që kanë për synim mbrojtjen e mieqenjës  dhe sigurisnë e femiut, të rinjve, qifteve dhe familjeve në përgjithësi. Këtu kemi të bëjmë me bashkëpunimin e ngushtë të Policise, Sigurimit Social, institucioneve educative, e shendetesore. UK çdo herë ka qënë lidere në aspektin e mbrojtjes së drejtave të njeriut, e sidomos femres, mbase fakti që është monarki me në krye një mbretereshë, dhe që ka pasur qysh moti një kryeministre femer, e kam fjalën për MTH, është për model. Problemet dhe mbrojtja e femres, e viktimes, mbrohet me ligj e në insitucionet e larta shtetërore, e as në kafe, as qjatore, po aty ku e zenë vendin meritor.  

ALBUK: Keni 21 vite në Britani, çfarë do të thote fjala emigrante, bazuar në eksperiencën tuaj personale? Si pasojë e këtij satusi keni vujtur ndonjë pasojë në fillimin e karrierës tënde apo në ndonjë moment të caktuar?  

Merovci: Varet nga dy factorë, vendi dhe individi. Kur them vendi, mendoj se vendet e caktuara të imponojnë mënyrën se si do ndihesh. Si i huaj dhe nga individi, sepse jemi ne që i japim kahjen se si shihemi në at shoqëri ku kemi imgruar.  

Andaj në baze të këtij  termi, eimigrantin e shoh si punen e trendafilit, po i shiquam vetem gjembat është i ashper, i padëshirushëm dhe duhet larguar sa më largë,  por po i shofim frutin, fletet, bukurinë, aromën, është diçka që çdo njeri do synonte ta ketë afër.  

Emigranti është e vërtete që vie me therra, se askush nuk braktisë atdheun me dëshirë, por janë rrethanat që ta imponojnë drejtimin e jetës dhe normal që vijmë me bagazh emocional, apo arsye të tjera, por janë rezulatete, puna dhe veprat të cilat krijojmë në atdheun e dytë, të cilat na lartesojnë në eliten dhe lartesinë e duhur.  

Andaj jo rastesisht nuk them se imigrantet nuk sjellin vetem leckat dhe barrën e problemeve me vete, por sjellin edhe trurin dhe gjitha të mirat që vijnë me të.  

Përvoja personale në këte shtet ka qenë për çdo lavdatë, është një vend që të huajit i ofron mundësi, rrugë dhe çdo rast për tu integruar pa pikë disktiminimi.  

ALBUK: Ju vini nga një familje intelektuale nga Vushtrria dhe po ashtu jeni edhe  vajza e ish doktorit të njohur  Shaban Merovcit, a ka qenë kjo shtyes që të arrini qëllimet e tuja?  

Merovci: Te qenit vajze e Dr. Shaban Merovcit ka qenë privilegj, krenari, mburrje, por në të njëjten kohe edhe përgjethësi.  Unë shpesh e them se janë tri gjërat që vendosin se kush do je neser: familja, fati dhe vendosmeria. Të trijat janë të lidhura mes vete; familjen nuk e zgjedh t’i, por perendia, fati është dominant, por atë e ndihmon vendosmeria e individit për të arritur qëllimet në jetë.  

Unë fatmirsisht kam pasur trijat, kam qenë me fat të jem vajza e një babai që e konsideroj si kurorën në kokë, e qe me të personifikoj krenarinë, modelin, shtytësin dhe prijësin. Nenën e konsideroj si një emblemë, me të cilën simbolizoj gjitha atributet që duhet t’i ketë nëna shqiptare, stoicizmin, dashurin për familjen, edukatën për fëmijë  dhe pastertinë e shpirtit. Kam dhe motrën e madhe tek e cila shoh perfeksionizmin e të bukures, shpirtbardhësisë, fisnikërisë, bujarisë, sakrificeës dhe dasurisë, Është unikate dhe e paarritshme.  

Jo rastesisht shtetet me perparimtare dhe më të avansuara kanë fokusin kryesor të familja dhe kryesisht të nënat, sepse ato janë indikatoret se ku dhe si do jetë shoqeria neser. Ato rrisin kryetar shteti, mësues, avokat,  politikan, etj, por njëkohesisht po s’u kushtua vemendjen e duhur, ato do rrisin kriminel, vrases, pedofil etj.  

ALBUK: Mirëpo në këtë rast, kush është heroi yt, nëna apo babi ?  

Merovci: Nëna, nëna dhe nëna !!!                      

ALBUK: A mund të na trëgoni se kush ka qenë Dr. Shabani Merovci ?  

Merovci: Jeta e Dr, Shabanit ishte e lidhur me profesionin që e ushtroi deri në minutin e fundit të jetes – mjeksinë, për cka ishte përcaktuar qysh si fëmijë. Ai studioi për këtë drejtim në Universitetin e Shkupit, e më pas edhe në atë të Zagrebit dhe u kthye në Vushtrri, që të punojë përherë. Ishte themelues i shkollës së parë dhqipe medicinale në Mitrovicë dhe drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Vushtrri. Ishte edhe Aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) deri në vdekje.

Në këtë cilësi, ishte edhe mjek i luftës dhe paqes, shëroi fshehtas lufetarët e UÇK-së në kohën kur pak kush dinte për ekzistencën e kësaj ushtrie. Mirëpo përfundimi i luftës e gjen Doktorin e popullit sërish me mantelin e bardhë si doktor ku dhe u pensionua.

Ishte shumë i lidhur me Mjekesinë që e shndërroi atë edhe në humanist.  Për përkushtimin, sakrificën dhe dashurinë për profesionin e mjekut, Dr. Shabani i ka bërë vetes një vend nderi në mesin e atyre që mjekësisë kosovare i kanë dhënë jetë e emër. Ndërhyrje të shumta për të shpëtuar jetë njerëzish në nevojë të moshave të ndryshme përmes duarve të Dr. Shabanit e kanë bërë atë të pavdekshëm dhe të pazavendesuar në mjekesinë kosovare.


E mbi të gjitha patriot, trim, i dashur e vlerësuar brenda familjes, komunitetit mjekësor, shoqërisë kosovare dhe të gjithë atyre që Dr. Shabani, u është gjetur në momente delikate të jetës, duke i dhënë emër dhe kuptim profesionit të mjekut dhe mjekësisë kosovare që në zanafillën e saj. Të gjitha këto përmes një vetëmohimi nëpër dekada e vite, prej tij u kërkua durim dhe mbi të gjitha humanizëm e dashuri për profesionin. Gjatë gjithë viteve të punës profesionale, ishte i mishëruar me punën që bënte dhe i pandalshem në synimin e tij ta shtyejë atdheun dhe mjekësinë kosovare përpara.  

ALBUK: Zonja Merovci, të kthehmi tek puna juaj. Cili është problemi më eviment që ballafaqohen qytetaret Londrës, sepse në punen tuaj përfshien të gjitha komunitet që janë në Britani, po ashtu edhe shqiptarët?  

Merovci: Çështja e banimit, imigracioni, transporti. Këto janë dukuri të cilat në një far mënyre ndikojnë njëra-tjeterën për të keq: psh çështja e banimit shkakton probleme të cilat shpesh qojnë në dhunë familjare, e të cilën e bënë më të rëndë po që se familja në fjalë nuk ka statusin e zgjidhur në të jëtoj në UK.  

ALBUK: Gjatë kësaj perjudhe sa ju kryeni këtë punë, a ka pasur probleme edhe në femilje shqiptare?  

Merovci: Gjithësesi dhe synohet që rastet shqiptare të me jipen mua, me qenë se njoh mentalietetin, kulturën, qasjen dhe problemet me të cilat ballafaqohemi. Por shumë shpesh kjo ka pasur edhe kundër efekt, sepse ne jemi popull që duam të dijmë gjithëçka çka ndodh te tjetri, por problemet tona mbesin brenda katër mureve, e shohim mizën te komshiu, a nuk shofim elefandin në shtëpinë tonë.  

Jemi popull që më shumë brengosemi të dukemi mirë nga jashtë, se sa të ndihemi mirë mbrenda, më shumë na bënë përprshtypje çka thotë goja e huaj, se sa çka flet shpirti brenda.  

ALBUK: Pasi që në Angli, ka kultura të ndryshme nga vendet e ndryshme. A keni hasur në ndonjë mosmarrveshje gjatë punës suaj?  

Merovci: Mosmarreveshtje do këtë çdo herë, por jo të natyres diskriminuse. Ndryshon mënyra e punës, qasja dhe sidomos aksenti. Unë i admiroj anglezët për kulturën dhe traditën që kanë karshi të huajve. Respektojnë të huajt dhe në asnjë rast nuk me ka ndodhur që me apo pa dashje të perqeshet aksenti. Një dukuri që me ka ra në sy më shumë, është se asnjë herë nuk kam ndegju ndasin fshatar e qytetar.  

Dhe pys veten pse të ne është aq shume evidente apo ndoshta pse këtu shumë pak dallon qyteti nga fshati dhe sepse pjeste rurale janë zonat me të shtrenjta dhe  atraktive për shtresen e lartë. Shumica e figurave të njohura lindin e rrisin femijë në këto fshatra, dhe jam e sigurtë që fëmijët e tyre nuk do e merrnin si nënçmim t’i quanim fshatar, se ky term ashtu- kështu nuk perdoret në frymën nënçmuse.  

ALBUK:  Ndiheni krenare që jeni në mesin e shume të huajve në punë?  Dhe si keni raportet kolegjalë, a jeni ndje ndonjëherë  e anashkaluar vetëm pse jeni shqiptare?  

Merovci: Raportet ndërkolegiale janë për çdo lëvdatë. Meqenese se kemi të bëjmë me kultura të ndryshme dhe me nacinalitete nga më të ndryshmet në Botë, asnjëri nuk përpiqet të dominojme apo të mbizoterojë tjetri. Përpiqemi të plotesojmë punën që bëjmë duke marrë dhe ofru më të mirën për njëri-tjetrin, duke respektuar çdo herë territorin privat të tjetrit.  

ALBUK: Besoj që çdo njëri në jetë kemi sfida, mirëpo ju keni mundesinë të na thoni se cilat sfida do t’i veqoje si më të veshtira në jetën tuaj?  

Merovci: Vendimi për të lshuar Kosovën njëra nga sfidat më të dhimbshme dhe më të rëndsishme. Dhe kohëve të fundit vendimi apo më shumë të them fakti se që çdo ditë e më shumë po bindem që këtu edhe do plakem.  

ALBUK: Jeni bashkëshorte, nënë dhe gjyshe, si arrini që të koordinoni të gjitha në njëjten kohë, duke qenë e angazhuar edhe në punë?   

Merovci: Çdo herë diskutohen vështërsitë e të qenit bashkëshorte, nënë dhe grua me karrierë. Personalisht si çdo gjë në jetë me rëndesi është çasja dhe balanaci. Duhet me çdo kusht t’i japim maksimumin të trijave, kjo gjason me peshorën, po vendose më shumë në një anë rrëzohet ana tjeter.   

Por më e rëndesishmja është të jeshë vetvetja, të ndihesh krenare e me fat, jo viktimë. Sepse po e vendose veten në anën e viktimës, atëherë do ta humbesh rastin të shijosh të miren. E marrë me aspektin pozitiv kur mundem në karrierë, të strohoj të pastrehë, të zgjedh probleme që duken ta paarritshme, të kthej vajin në buzeqeshtje të klientët, tu ndihmoj çifteve të arrijnë që t’i shohin barrierat si sfidë, e jo si fund, por edhe si atribute se edhe Zoti ju jep detyrat e vështira atyre që beson që i përballojnë, edhe t’i shohin problemet me një sy tjetër, atëherë i them vetes pse mos të mundem të kaloj dhe vështirësitë dhe brenda familjes.  

Ndryshimi i të qenit grua në vendin e punes dhe nënë në shtepi është se puna vie me intruksione dhe e din cka pritet nga ti përderisa të qenit nënë është sfide që duhet ta tejkalosh vet. Të gjitha këto pa dyshim i arrin me dashuri se pari ndaj vetes, e pastaj te të tjeret. Po spate dashuri për veten si mndë të dhurosh tjereve.  

Veshteresit duhet mos të shihen si dënim se jemi femr, por si kompliment që na dhurohen se jemi të afta ti tejkalojme.  

Fëmijët, bashkëshorti kanë qenë krahim i djathte si përkrahja praktike e morale. Jam krenare dhe e them me plotë dashuri e krenari se fëmijët kanë qenë motivimi dhe adrenalina për të arritur këtu ku jam, jo vetem se kam synuar për avansim individual, por kam synuar të jem modeli dhe frymezimi për gjeneratat e reja.  

ALBUK: A mund të na flisni për fëmijët. Shkojnë në shkollë, dhe sa kanë arritur në rrugën drejt dijës këtu në Londër dhe sa e kanë rujtur gjuhën shqipe?  

Merovci: Vajzat kanë arritur tituj akademik, vazhdojnë për master, dhe ende me krenari prezentohen si kosovare. Flasin gjuhën shqipe rrjedhshëm dhe komunikojmë pastër në gjuhën shqipe brend familjes, edhe pse gjithë kanë filluar shkollën këtu.  

Më ka mbetur në mendje një pyje e djalit, i cili ka lindur këtu dhe kur ishte 5 vjeç me pyti “mam çka më bënë mua shqiptar, kam lindur këtu, flas në shkollë anglisht, jam rrethuar me shok anglez, me quajnë british, e çka me bënë shqiptar”? Thashë kemi ushqimin tradicional që ti han ndryshe nga të tjerët, kemi muzikën në shtëpi që ndëgjojmë ndryshe nga tjerët, kemi emisionet tv në shqip dhe flasim, qeshim, e qajmë shqip. Ky quhet indetit  kombëtar dhe meritat apo dështimet i perkasin prindit.  

E bukura më e madhe që më ka sjelll ky vend eshte se në këtë vend u bëra gjyshe e mbesës Ela, e cila është burimi, energjia, oksigjeni, terpaia dhe gjithe çka e bukur, miremengjesi për dite të mirë dhe urimi për natë të mirë për një gjum të rehatshëm.   

ALBUK: A mendoni se femrat shqiptare këtu në Londer janë të interguara mjaftushme?   

Mervoci: Femrat në Angli integrohen aq sa duan të integrohen. Kjo është çështje personale sa duan të arrijnë dhe çka vleresojnë se ia vlen të sakrifikohet. Me rëndësi është se shteti të ofron mundësi pa fund të integrohesh, duke ofruar mundesi të njejta pamvaresisht racës, përkatësisë fetare, etnicitetit apo gjinisë.  

ALBUK: Si e kishit rrumbullaksuar fjalën Atdhe me perjetimet e të djeshmes  (që ke qenë në Kosovë) dhe përjetimet e sotme (që je në Londër)?  

Merovci: Atdhe është gjithëcçka që isha dje, sot dhe që do jem neser. Atdheu nuk e duhet për çfar është, por se  atdheu është i yti. Është sikur dashuria ndaj prindit, prindi nuk duhet se është i mirë apo i shëmtuar, i pasur apo i varfër, e don se e ke prind dhe dashuria për të është e shenjtë, e pazevendssuhme, e pakontestuar dhe e perjetshme.  

Edhe punën e luftës, edhe pse ka lënë pasoja tragjike me të cilat kam pësue dhe personalisht, prapë e shoh pozitivisht. Kemi qenë të okupuar çdo herë, sepse kemi qenë vend për tu lakmuar, është sikur puna e luleve dhe therrave. Lulet i duan të gjithe dhe donë t’i kene për vete, therrat i largojmë dhe shkelim.  

Konsideroj veten me fat nga kam ardheur dhe me fat ku jam. Mjaftushëm s’do jem për asnjeren palë, e huaj këtu dhe e huaj atje. Me duket sikur puna e vajazve kur martohen.  

ALBUK:  Zonja Merovci, po të ishte tash viti 99-të me një Kosovë të pavarur, a do të ishe nisur për në Londër, apo do jetoje në Kosovë?  

Merovci: Pytje pak e vështirë për t’u përgjigjur si duhet, se po të isha në Kosovë me siguri se do kisha dashur të kisha flexibilitetin të keme lirinë e lëveizjes të vendosim të jetojmë ku e meritojmë, dhe meqenëse kemi arrite atë çka kemi synuar me shekuj, shtet i pavarur, t’i shijojmë të mirat dhe vështersitë që vijnë me të. Nuk është e lehtë të jesh shtet i ri, por duhet ta shohim atë me dashuri dhe ta rrisim sikur nëna fëmijun, nuk është lehet, por është punë që bëjmë me përkushtim e dashuri pa fund.  

Thuhet se pas një burri të suksesshem është një grua e fortë, e unë do thoja, se pas çdo shteti të sukseshëm është jo vetem një qeveri e fortë, por një popull që kurrë nuk u dorezua, por punoi pafund për shtetin e vet.  

Më kujtohet një thenie e Dalai Lames që thotë ”jepju atyre që don rrenjet të kthehen, krahet të fluturojnë të lirë dhe arsye të rrijnë të mbeten”.  

ALBUK: Çka do tË duhej ishte më ndryshe në mëmëdhe?  

MeroVci: E kuptoj që sakrificat e qytetarËve të Kosovës kanë qenë të mdha, andaj problemet pa fund , d.m.th. probleme që janë kalitur me shekuj, ndersa lufta për t’i evituar ato është shumë e re dhe e kuptoj që do të zgjasë më shumë. Do të dëshiroja të shifja një vend që krijon kushte për investime për të huaj, e fillimisht për mërgimtarë, pse po e  them vetem investime nuk do kishte kuptim, se investimet duan ambient e kushte për tu krijuar, rritur e për të përfituar. Nuk perfitohet vetem duke marre rezultatet e gatshme, por duke trainuar personat adekuat në pozita të caktuara. Detyra këto, jo vetem për pushtetarët, por edhe për elektoratin sepse janë ata që vendosin se kush do t’i udheheq ata.   

Gjithashtu do të aludoja tek qytetarët tonë të rrisin vedijen e rëndësisë të pjesmarrjes në zgjedhje, sepse thuhet se zgjedhjet nuk i fitojnë nga qytetarët që votojnë pushtatetarët e papërshtatshëm po nga qytetarët a pndërgjegjshëm që vendosin të mos votojnë ata që duhet.  

Kosova duhet të punojë më shume në drejtat gjinore. Ende femra nuk ka pozitën e duhur, e sisomos në rolet menaxhuse. Dhuna familjare nuk trajtohet në vendin meritor dhe nuk është në agjenden, as në parlament, as në institucionet perkatese. Po harrohet se femra është fllimi dhe fundi i shoqerise dhe Botës. Pa femër s’ka familje, s‘ka shoqëri, pa shoqëri s’ka shtet.  

ALBUK: Zonja Merovci, cilat jenë planet e tuja për të ardhemen?  

Mervoci: Në jetë nuk bëj plane afatgjata, çdo herë përpiqem që të jem spontane dhe të marr vendime komfor rrethanave e momentit. Do të deshiroja të kem fatin të plakem në qetesi, sepse pleqerine e konsideroj si privilegj, se jo çdo njeri ka fatin të plaket dhe ta kem fatin ta shijoj pleqerine pranë familjes, me nipa e mbesa perreth në një Kosovë të lirë, moderne, demokratike në BE dhe Kosovë ku do ishte vendi i strehimit dhe endrra e realizuar e çdo qytetari.  

ALBUK: Cili do te ishte mesazhi juaj si motivim per të gjithe shqiptarët  që jetojnë në Britani?  

Merovci: Duaje tenden, mos moho rrenjet tua dhe nga vjen, puno aty ku je dhe dije që ardhmeria u takon vetem atyre që besuan në bukurinë endrrave të tyre,  por  edhe atyre që u zgjuan nga gjumi dhe i  shndrruan ato endrra në realitet./Intervistoi: Shpresa Pervetica/   

Previous Post

Gushti, muaji më i keq i pandemisë për Shqipërinë

Next Post

Paralajmërimi Gjermanisë për qyetarë: Mos udhëtoni në 160 vende

albnews

albnews

Related Posts

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë
Albania

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

7 June, 2025
Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e kryeministrit britanik Keir Starmerit?
UK

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e kryeministrit britanik Keir Starmerit?

7 June, 2025
Hapet Bienalja e Dizajnit 2025 në Londër
Kulture

Hapet Bienalja e Dizajnit 2025 në Londër

6 June, 2025
Next Post
Paralajmërimi Gjermanisë për qyetarë: Mos udhëtoni në 160 vende

Paralajmërimi Gjermanisë për qyetarë: Mos udhëtoni në 160 vende

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

7 June, 2025
Milan alla-shqiptar, Tare pas Modriç i vë syrin Granit Xhakës

Milan alla-shqiptar, Tare pas Modriç i vë syrin Granit Xhakës

7 June, 2025
Rama e mbylli veç për zgjedhje/ TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

Rama e mbylli veç për zgjedhje/ TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

7 June, 2025
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4837 shares
    Share 1935 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1896 shares
    Share 758 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM