Ish-banorja e “Big Brother VIP” Sara Gjordeni, një ditë pasi u përjashtua nga gara, ka folur për herë të parë për marrëdhënien e saj me ish të dashurin e saj, boksierin Jurgen Uldedaj.
Sara është shprehur se lidhja e tyre kishte përfunduar rreth 5 muaj para se ajo të futej në BBV, dhe se ishin pasur vetëm shkëmbime mesazhesh, por shumë rrallë.
Ndër të tjera ajo tregoi se nëse do të dilte single nga BBV, Jurgeni i kishte thënë: “nëse del single unë do jem duke të të pritur”.
“Unë me Jurgenin jemi ndarë pesë muaj përpara se të futesha në Big Brother, por kemi mbajtur kontakt për inerci. Nuk flisnim çdo ditë, por ka qenë një marrëdhënien në vazhdueshmëri, por ai status zyrtar si të dashur nuk ishte më. Dronin, e mora vesh se kush e ka dërguar dhe nuk e ka dërguar Jurgeni.
Sa për deklaratën se unë kam tradhtuar dikë, unë di që ti tradhton kur je në një lidhje, unë thjesht kam pasur kontakt dhe i thoja që nuk kam për të gjetur dikë tjetër dhe ai më thoshte “Sar unë të njoh, edhe nëse nuk gjen ti dikë, dikush do të të gjej ty, por nëse del single unë do jem duke të të pritur’, kaq. Nuk bëmë asnjë premtim. Isha e lirë!”, deklaroi Sara në “Shqipëria Live”.
Kujtojmë se Sara Gjordeni u përjashtua mbrëmjen e djeshme (5 mars) nga BBV pas një konflikti fizik që pati me një tjetër prej banoreve aty, Françeska Muratin.
Po ashtu, Sara është edhe në një lidhje më këngëtarin Bardhi, i cili vijon ende garën e tij në BBV.