Nëse do të mbaheshin zgjedhjet në fundjavë – sipas sondazhit, opozita e bashkuar do të fitonte në Turqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zgjedhjet e rregullta të përgjithshme në shtetin turk do të duhet të mbahen më 18 qershor të vitit 2023.

AKP-ja e presidentit Recep Tayyip Erdogan tash e mbi dekada është duke e dominuar politikë në Turqi.

Por, sondazhet e fundit tregojnë se opinioni i publikut ka ndryshuar dhe ka tkurrje të votave për të parin e shtetit.

Organizata që merret me sondazhe, ORCA ka nxjerrë statistikat e fundit rreth partive të fundit.

Meral Aksener (Iyi Partisi) dhe Kemal Kılıçdarogluiyi (CHP)

Nëse do të mbaheshin zgjedhjet në këtë fundjavë AKP-ja ka përkrahjen e 32.1 për qind të votuesve, partia opozitare, CHP ka besimin e 25.3 për qind të votuesve potencial.

Iyi Parti, partia tjetër opozitare ka besimin e 12.7 për qind gjersa MHP-ja që mbështet qeverinë do të merrte 9.7 për qind të votave. Theksojmë se partia e kurdëve, HDP-ja do të merrte 7.9 për qind.

Ndryshe, Erdogan zgjedhjet e fundit i fitoi me 42.5 për qind të votave gjersa CHP-ja kishte 22.6 për qind.

Share This Article