“Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë”, çifti Klinton kërkon seancë publike për “Epstein”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Çifti Bill dhe Hillary Clinton kanë kërkuar që dëshmia e tyre në Kongres lidhur me dosjen “Epstein” të mbahet publikisht. Kjo sipas tyre, që republikanët të mos politizojnë çështjen. 

Ish presidentit dhe ish sekretares së shtetit u është kërkuar të dëshmojnë me dyer të mbyllura para komitetit mbikqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, që po heton lidhjet e financierit me figura të fuqishme.

Politikisht, demokratët thonë se hetimi po përdoret si armë për të sulmuar kundërshtarët politikë të presidentit Trump. 

“Nëse e doni këtë luftë… le ta bëjmë publikisht”, u shpreh Hillary Clinton. Ndërsa ish presidenti bëri apel “të lëmë lojërat politike dhe ta bëjmë këtë në mënyrën e duhur: në një seancë dëgjimore publike”.

Share This Article