Nëse keni një sobë me dru në shtëpi, lexojeni këtë artikull me patjetër!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në tetor të vitit 2006, Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin e klasifikoi tymin e drurit si kancerogjen për njerëzit

Sipas një studimi amerikan, përdorimi i sobës me dru ose oxhakut rrit me 43% rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive tek gratë. Studimi zbuloi se njerëzit që përdornin ngrohje me dru më shumë se 30 ditë në vit kishin 68% rritje të rrezikut të zhvillimit të kancerit të mushkërive krahasuar me njerëzit e tjerë.

Rezultatet vijnë nga “Sister Study” i cili gjurmoi për 11 vjet shëndetin e 50,000 grave amerikane që kishin motra me kancer në gji.

“Sister Study u krijua për të kuptuar më mirë faktorët e rrezikut gjenetik dhe mjedisor për kancerin e gjirit, por ai gjithashtu analizoi edhe faktorët e tjerë,”-tha Dr.Suril Mehta nga Instituti i Shkencave të Shëndetit Mjedisor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në tetor të vitit 2006, Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin e klasifikoi tymin e drurit si kancerogjen për njerëzit. Një tjetër studim ndërkombëtar i vitit 2010 zbuloi rritje të rrezikut të kancerit të mushkërive te njerëzit që përdornin ngrohje me dru dhe qymyr krahasuar me ata që nuk e përdornin.

Share This Article