Bjellorusia mund të financojë grupin e mercenarëve Wagner, sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes.
Në përditësimin e fundit të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes thotë se që nga rebelimi i shkurtër i Wagnerit në qershor, “shteti rus ka vepruar kundër disa interesave të tjera të biznesit të kreut të Wagner, Yevgeny Prigozhin”.
“Ekziston një mundësi realiste që Kremlini të mos e financojë më grupin. Nëse shteti rus nuk e paguan më Wagnerin, paguesit e dytë më të besueshëm janë autoritetet bjelloruse. Një situatë e tillë do të ishte një rrjedhje e konsiderueshme dhe potencialisht e padëshiruar e burimeve modeste bjelloruse”, thuhet më tej në përditësim.
Kujtojmë se që prej kryengritjes së dështuar të Wagner ndaj Rusisë, mercenarët dhe kreu i grupit privat, Yevgeny Prigozhin, janë strehuar në Bjellorusi. Sakaq ka informacione se janë duke zhvilluar stërvitje ushtarake.