“Nëse s’kam imunitet, as ai s’do të ketë”, Trump paralajmëron Biden për ndjekje penale: Kur të kthehem në Presidencë…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se ai mund të ndjekë penalisht kreun aktual të shtetit, Joe Biden, nëse ai kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Trump foli teksa avokatët e tij po përgatiteshin të hynin në gjykatën në Uashington ku do të argumentonin se imuniteti duhet të mbronte Trump nga ndjekja penale për tentativën e anulimit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, raporton Reuters.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka deklaruar prej kohësh se presidentët aktualë nuk mund të ndiqen penalisht për veprimet e ndërmarra gjatë kohës që ishin në detyrë, dhe Trump thotë se kjo duhet të zbatohet edhe për ish-presidentët.

Nëse çështja kundër tij nuk pushohet, Trump theksoi se nëse fiton zgjedhjet presidenciale në nëntor të këtij viti, ai mund të ndjekë penalisht presidentin aktual demokrat.

“Nëse unë nuk marr imunitet, atëherë Joe Biden nuk do të ketë imunitet”, tha Trump në një video të postuar në rrjetet sociale.

Share This Article