Nesër Berisha takon demokratët në Peshkopi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Foltorja e ish-kryeministrit, Sali Berisha, do të zhvendoset këtë të martë, 19 tetor, në Dibër.

Përmes një njoftimi në facebook, Berisha shkruan: “Diten e marte me daten 19 tetor ne ora 17:00 ne Pallatin e Kultures te Peshkopise do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Peshkopise te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme!”

Takimin e fundit Berisha e pati në Korçë, që përkoi edhe me 77 vjetorin e tij të lindjes.

Nga qyteti juglindor, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh i gatshëm për të kandiduar për kryetar të PD dhe tha se mirëpret çdo rival në garë.

Share This Article