Nesër diskutohet propozimi francez për heqjen e vetos, qeveria bullgare në “fije të perit”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e Bullgarisë përballet nesër me një mocion mosbesimi dhe ka gjasa që deputetët të rrëzojnë ekzekutivin e kryeministrit Kiril Petkov.

Shkak për këtë lëkundje të koalicionit, i cili u formua 6 muaj më parë me zotimin se do të luftojë korrupsionin endemik, u bë kontesti me Maqedoninë e Veriut.

Mocioni i mosbesimit u ngrit nga njëra prej partive përbërëse të koalicionit qeverisës, që kundërshton linjën e butë të Petkov ndaj Shkupit lidhur me lejimin e negociatave të anëtarësimit me BE pa zgjidhur mosmarrëveshjet.

Sakaq, komisioni i politikës së jashtme i parlamentit të Bullgarisë, nesër do të shqyrtojë propozimin francez për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Maqedoninë e Veriut.

Në bazë të vlerësimeve do të njoftohet nëse Sofja do ta heqë veton e saj ose jo, gjë e cila ka bllokuar dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Më herët, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, paralajmëroi lajme pozitive për negociatat, por ky optimizëm duket se është shuar, ndoshta bashkë me të edhe qeveria e Bullgarisë.

Share This Article