Nesër ditë zie në Bullgari

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas mediave bullgare, 24 nëntori do të shpallet ditë zie kombëtare në shtetin fqinj, ku humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

Këtë e ka bërë të ditur zv. kryeministri Galab Donev në Varna.

Në këtë mënyrë do të nderohet viktimat e dy tragjedive zjarrit në shtëpinë e të moshuarve në fshatin Rojak dhe aksidentit të rëndë të autobusit në autostradën e Strumës.

Vendimi pritet të shpallet nga Këshilli i Ministrave.

“Dita e zisë do të jetë e përbashkët në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Donev.

Kujtojmë se nëntë persona kanë humbur jetën nga zjarri në një shtëpi të të moshuarve në fshatin Rojak të Varnës.

Pak orë më vonë, në orën 02:00, një autobus ka marrë flakë në autostradën e Strumës. 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut humbën jetën, ndërsa shtatë persona të tjerë u lënduar./

Share This Article