Nesër hapen xhamitë në Maqedoni, këto janë rregullat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga dita e nesërme besimtarët musliman në Maqedoninë e Veriut sërish do ti’u kthehen namazeve nëpër xhami.

E me këtë Myftinia e Shkupit ka shpërndarë afishe ku tregohen rregullat e reja që duhet të ndjekin besimtarët nëpër xhami.

Nga rregullat bazë që duhet të kryejnë besimtarët janë:

Besimtarët të cilët kanë simptoma të gripit nuk kanë të drejtë të vizitojnë xhaminë, marrja e abdesit, respektivisht pastrimi i gjymtyrëve të trupit realizohet në shtëpi.

Secili besimtar është i detyruar të merr qilim personal(sexhade) për kryerjen e riteve fetare.

Mbajtja e maskave si dhe dezinfektimi i duarve para hyrjes në xhami është e detyrueshme.

Brenda xhamisë do të ketë vende të përcaktuara ku do të mund të kryhen ritet fetare.

Ndalohet përshëndetja dhe grupimi si dhe çdo kontakt tjetër fizik mes vizitorëve në xhami./Zyrtare.net/

Share This Article