Nesër hapet pika kufitare Bellanoc-Stanqiq

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përmes një postimi në Facebook  zv.kryemninistrit të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, bën të ditur se “pika e përbashkët kufitare Stanqiq-Bellanoc është gati dhe do të hapet këtë fundjavë…”

“Pas shumë vitesh stërzgjatje e ngecje, jam i lumtur që pika e përbashkët kufitare Stanqiq-Bellanoc është gati dhe do të hapet këtë fundjavë për qytetarët. Faleminderit Komisionit Shtetëror të Kosovës për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit e institucioneve të tjera për bashkëpunimin dhe Qeverisë maqedonase, që për një vit falë vullnetit politik, ka përfunduar ky projekt, i cili për vite të tëra ishte i bllokuar”, ka shkruar Hoxhaj.

Këtë informacion e kanë konfirmuar edhe nga kabineti i zv.kryeministrti  të RMV, Bujar Osmani,  kurse gazeta KOHA merr vesh se hapja e pikës së përbashkët kufitare Stanqiq-Bellanoc, do të bëhet nesër (e premte) me fillim në orën 11.

Projekti ndërkufitar Maqedoni e Veriut-Kosovë është realizuar me financimin e Bashkimit Evropian,  mjete nga IPA programi, ndërsa është pjesë e projekteve për bashkëpunim ndërkufitar.
Më 11 qershor 2018 ishte hedhur  gurthemeli i pikës kufitare Bellanoc-Stançiç.Në këtë ngjarje kishin marrë pjesë, kryetari i Komunës së Likovës Erkan Arifi,  Ministri i Ekologjisë Sadulla Duraki, Zv. kryemministri  i Kosoves Enver Hoxhaj, kryetari i Gjilanit – Lutfi Haziri, Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar si dhe zëvendës kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani.
Ky i fundit me atë rast pat deklaruar:

„Sot vendosëm gurthemelin në vendkalimin e përbashkët kufitar dhe për një objekt shprehimisht të përbashkët të të dyja shteteve, e bënë këtë projekt më një dimension jashtëzakonisht të rëndësishëm politik edhe për marrëdhëniet e shkëlqyerat mes dy vendeve, të cilat me këso  projektesh sa vijnë e po thellohen . Përmes  këtij vendkalimi ka për tu lehtësuar qarkullimi i përbashkët i qytetarëve të këtyre komunave dhe komunave fqinje, gjë që është parakusht edhe për rritjen e shkëmbimeve ekonomike-tregtare mes këtyre zonave, potencial i fuqishëm për të bërë biznes e për të siguruar mirëqenie e prosperitet ekonomik. Pra  ky objekt  ,ka për të reflektuar në rritjen e treguesve ekonomik –tregtar të bashkëpunimit dypalësh, me benifite evidente për të dyja shtetet dhe qytetarët- “ theksoi Osmani.

Share This Article