Nesër në Berlin do të bisedohet rreth rivendosjes së hekurudhës mes Kosovës e Serbisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në bazë të marrëveshjes mes diplomatit amerikan, Richard Grenell dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të hënën në Berlin do të bisedohet rreth rivendosjes së hekurudhës mes Kosovës dhe Serbisë.

Delegacionin serb do ta përfaqësojë, drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, raporton agjencia Tanjug. Do të bisedohet, siç kuptohet, vetëm për temat komerciale, meqë kushti i Beogradit vazhdon të jetë heqja e taksës, transmeton KTV.

Ndërlidhja infrastrukturore mes Prishtinës e Beogradit ishte tema kryesore e bisedës mes Grenellit dhe Vuçiqit, të premten në Beograd, kur amerikani tha se më shumë detaje rreth hekurudhës do të dihen të hënën.

Grenelli, ndryshe, ambasador amerikan në Berlin, për agjencinë e lajmeve AP, tha se marrëveshja për rivendosjen e linjës hekurudhore mes Prishtinës e Beogradit do të ishte e rëndësishme për të dyja palët.

Share This Article