Të mërkurën e 29 majit, prezantohet progres-raporti për ecurinë e Shqipërisë në përmbushjen e kushteve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn, do të prezantojë Paketën e Zgjerimit në mbledhjen e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.
Mbledhja që do të mbahet pak ditë pas zgjedhjeve në BE, do të nisë në orën 11:00.
Eurodeputetët do të debatojnë për paketën e zgjerimit 2019 me Komisionerin Hahn të mërkurën
Parlamenti Evropian më parë i ka bërë thirrje shteteve anëtare të BE-së që të hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut këtë verë.
Krerët e shteteve dhe qeverive të BE pritet të marrin një vendim nëse do të nisin këto negociata gjatë një samiti të BE në Bruksel në qershor.
Anëtarët gjithashtu duan që vendet e BE të japin liberalizimin e vizave për Kosovën, tani që të gjitha kushtet janë përmbushur dhe kanë nxitur edhe Kosovën dhe Serbinë që të rifillojnë dialogun e tyre për normalizimin e marrëdhënieve.
Raportet specifike të vendeve në paketën e re të Komisionit do të shërbejnë si bazë për eurodeputetët për të përgatitur rezoluta të hollësishme për secilin vend. /Ora News/